“Më mendjehapur sesa Kuvendi i VV-së”, Tasholli reagon pasi Bashkësia e Tarikateve doli pro martesave të gjinisë së njëjtë
Filozofi dhe opinionisti Ismail Tasholli ka reaguar pas lajmit se Bashkësia e Tarikateve e Kosovës ka dalë pro martesave të gjinisë së njëjtë.
Lajme
Tasholli nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se kjo bashkësi fetare po del më mendjehapur sesa Kuvendi i VV-së, shkruan lajmi.net.
Ndryshe, Bashkësia e Tarikateve të Kosovës ka dalë me një mesazh për institucionet e Kosovës nga Kuvendi i Bashkësisë së Tarikateve ku kanë dalë hapur edhe kundër homofobisë dhe pro barazisë në të gjitha segmentet shoqërore.
Ata kanë thënë se janë pro shoqërisë së solidaritetit, diturisë, tolerancës, barazisë, vlerave etike, ndërgjegjes, respektit dhe shoqërisë që e kultivon të bukurën, shkruan lajmi.net.
“Bashkësia e Tarikateve do ti mbështet institucionet e Kosovës në ndërtimin e shtetit juridik i cili i realizon vlerat e përmendura e kundër korrupsionit, neglizhencës, keq menaxhimit, jo barazisë, përjashtimit dhe jo transparencës në shoqëri.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjithashtu, BTK ka thënë se janë kundër paragjykimeve si racizmi, urrejtja etnike, homofobia e të tjera.
Ky është njoftimi i plotë:
MESAZHI PËR INSTITUCIONET E KOSOVËS
NGA KUVENDI I BASHKËSISË SË TARIKATEVE
Bashkësia e Tarikateve e përkrah rrugën e demokracisë dhe ndërtimin e shtetit modern, si një realizim i vizionit Profetik për një shoqëri të diturisë, një shoqëri të solidaritetit, tolerancës dhe barazisë, shoqëri të sendërtimit të vlerave etke, ndërgjegjes dhe respektit gjithëpërfshirës, dhe si shoqëri e cila e kultivon të bukuren.
Bashkësia e Tarikateve e përkrah shtetin e Kosovës në realizimin e sigurisë, mirëqenies dhe realizimin e një shoqërie të hapur për vlerat njerëzore.
Bashkësia e Tarikateve do ti mbështet institucionet e Kosovës në ndërtimin e shtetit juridik i cili i realizon vlerat e përmendura e kundër korrupsionit, neglizhencës, keq menaxhimit, jo barazisë, përjashtimit dhe jo transparencës në shoqëri.
Bashkësia e Tarikateve në veçanti dëshiron të punon s’bashku me institucionet e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime të cilat i njohim si racizmi, urrejtja etnike, homofobia, mizogonia, islamofobia, sufifobia dhe forma tjera përjashtuese që prishin mirëbesimin në shoqëri.
Bashkësitë fetare në Kosovë ende nuk e kanë të realizuar statusin juridik dhe funksionojnë ilegalisht, çka ju mundëson që disa prej tyre të punojnë edhe pa përgjegjësi duke përfituar nga situata. Institucionet e Kosovës duhet me marrë këtë çështje me seriozitet. Pamundësia e ekzistencës juridike dhe mungesa e përgjegjësisë që vjen me atë, i krijoj kushtet në të cilat Kosova u reshtua në radhën e shteteve eksportues të terrorizmit, me pasojat ngecjen në integrime Euro-Atlantike.
Kuvendi i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës poashtu i thërret institucionet e Kosovës që ta hapin derën për komunikim dhe dialog shoqërorë i cili në fushen e bashkësive fetare mungon, sepse nuk ekziston demokracia me veshët e shurdhët dhe dyer të mbyllura.
Me lutje për prosperitet shpirtërorë të shoqërisë Kosovare, për mirëqenie të gjithmbarshme dhe për liri autentike, ju dëshirojmë qeverisjen e suksesshme dhe shërbimin e ndërgjegjshëm ndaj popullit.
Kuvendi i Bashkësisë së Tarikateve. /Lajmi.net/