Drejtori i Dortmund: Nuk na befason transferimi i Haaland në Premier League
Duket se edhe krerët e Borussia Dortmund janë pajtuar për largimin e Erling Haaland në drejtim të Premier League.
Sport
Manchester City thuhet se i ka propozuar një kontratë sulmuesit norvegjez, sipas së cilës ai pritet të fitojë rreth 500 mijë funte në javë.
Lidhur me të gjitha spekulimet është pyetur edhe drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc.
“Kjo nuk do të na vinte si befasi”, ka thënë Zorc, i pyetur për transferimin e mundshëm të Haaland në Premier League, përcjell lajmi.net.
Manchester City është duke e monitoruar situatën e lojtarit qysh nga vera e kaluar.
Duket se ‘Citizens’ tani kanë fituar garën me Real Madrid për shërbimet e lojtarit. /Lajmi.net/