Chelsea fiton në frymën e fundit, merr tri pikë ndaj West Ham
Skuadra e Chelsea i është kthyer rrugës së fitores.
Sport
‘Blutë’ e Londrës kanë mposhtur skuadrën e West Ham me rezultatin 1:0, shkruan lajmi.net.
Dinamika më e madhe e ndeshjes u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Chelsea menaxhoi të gjente golin dhe të krijonte një epërsi numerike në fushë.
Në minutën e 86’, West Ham mbeti me 10 lojtarë, pasi Dawson u ndëshkua me karton të kuq.
Jorginho kishte mundësi të dërgonte Chelsean në epërsi, por në minutën e 87’ gaboi nga pika e bardhë.
Tri pikët për skuadrën e Thomas Tuchel i mori Christian Pulisic, me golin e shënuar në minutën e 90’.
Chelsea tani shkon në 65 pikë për pozitën e tretë, kurse West Ham mbetet me 52 pikë në pozitën shtatë. /Lajmi.net/