A e dini se cili është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Kosovën ndonjëherë?
Kosova, sipas të dhënave të disponueshme, nga viti 1999 deri në vitin 2018 është goditur nga 901 tërmete me magnituda të ndryshme prej 1.5 deri në 5.7 shkallë të Rihterit.
Lajme
Sipas të dhënave të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës është bërë e ditur se Kosova, në peridha të ndryshme është përballur me tërmete të vogla e të mëdha.
Tërmeti më i fuqishëm gjatë periudhës 1999-2018, ka qenë në regjionin e Gjilanit në vitin 2002.
Për periudhën 1999-2018, tërmeti me i fuqishëm ka goditur regjionin e Gjilanit më datë 24/04/2002, Magnituda 5.7 shkallë të Rihterit dhe me intensitet 8 ballë të Merkalit, këtë të dhënë e kemi huazuar nga Maqedonia dhe Shqipëria sepse në atë kohë nuk ka ekzistuar rrjeti apo institucioni në fjalë.
Në vitin 2010 territorin e Kosovës e ka goditur një termet tjetër i fuqishëm me intensitet 7 ballë, ndërsa në nëntor të vitit 2013 një tërmet i fuqisë mesatare ka goditur edhe regjionin e Vushtrrisë me Magnituda 4.8 shkallë të Rihterit dhe me intensitet 61/2 ball të Merkalit.
Në katalogun historik të tërmeteve të huazuar nga institucionet e vendeve të rajonit dhe nga Enti Sizmologjik i Selanikut, shihet se kur ka ndodhur tërmeti më i rëndë në Kosovë.
Sipas të dhënave tërmeti më i fuqishëm që ka goditur territorin e Kosovës ishte goditja në zonën Ferizaj-Viti-Gjilan, në vitin 1921. Ky tërmet ishte me Magnituda 6.1 shkallë të Rihterit dhe me intensitet 9 ballë të Merkalit.