Milan shumë afër transferimit të Sven Botman

Milani është shumë afër për ta transferuar mbrojtësin e Lille, Sven Botman.

Sport

22/04/2022 09:05

Bisedimet në mes të palëve kanë avancuar dukshëm dhe transferimi i lojtarit pritet të ndodhë në këtë verë, transmeton lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano, cili thotë se finalizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm.

 

Pos Botman, “rossonerët” janë edhe në kërkim të Divock Origi i cili tashmë është pajtuar për një kalim në Milano.

Origi do t’u bashkohet “kuqezinjve” si lojtar i lirë në fund të sezonit, me kontratën që i skadon në verë të këtij viti për Liverpoolin. /Lajmi.net/