Ajaxi tregon klas, nuk aktivizon klauzolën e Ten Hag, i hapi lehtë rrugë për kalim te Man Utd
Skuadra e Ajax Amsterdam ka bërë një veprim të madh lidhur me trajnerin Erik ten Hag.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/04/rko13ko1.png)
Sport
Ten Hag i ka siguruar suksese të shumta skuadrës së Ajax në vitet e fundit, dhe për këtë skuadra holandeze e ka “falënderuar” në një mënyrë të veçantë.
Trajneri holandez kishte arritur marrëveshjen me United tash e disa ditë, por pritej vetëm marrëveshja me Ajax për klauzolën liruese.
Sipas ‘The Athletic’, Ajax nuk kanë aktivizuar fare klauzolën liruese të trajnerit Ten Hag, përcjell lajmi.net.
Thuhet se United dhe Ajax janë pajtuar në një marrëveshje tjetër prej asaj që përmban klauzolën.
Ten Hag do ta marrë drejtimin e skuadrës së Man United pas fundit të sezonit. /Lajmi.net/