Raheem Sterling nuk e do kalimin te Milani, pavarësisht ndryshimit të pronësisë së klubit
Raheem Sterling do të refuzonte një ofertë të AC Milan pavarësisht se ylli i Man City kryeson listën e dëshirave të klubit “kuqezi”.

Sport
27-vjeçari ka qenë titullar i rregullt në Etihad Stadium këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 40 paraqitje.
Reprezentuesi anglez, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023, ka qenë i kënaqur me minutazhën këtë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Investitori i ri do t’i lejojë Milanit të synojë më shumë lojtarë nga klubet kryesore të Evropës – dhe Gazzetta dello Sport raporton se “rossonerët” mund të tentojnë edhe Sterlingun, përkundër që lojtari aktualisht nuk është i hapur për një kalim në “San Siro”, transmeton lajmi.net.
Milani është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin me dyshes e Real Madridit, Marco Asensio dhe Isco-s, si dhe sulmuesit të Ajax-it, Sebastien Haller dhe Christopher Nkunku të RB Leipzig.
Ata gjithashtu thuhet se janë në bisedime të avancuara me sulmuesin e Liverpool-it, Divock Origi dhe mbrojtësin e Lille-s, Sven Botman. /Lajmi.net/