Milan po blihet nga miliarderët – ‘Rossoneri’ shënjestrojnë Isco dhe Sterling për merkaton

Skuadra e Milan pritet të bëhet me pronarë të rinj, me zërat për një investim nga ‘Investcorp’ që shkojnë duke u rritur gjithnjë e më shumë.

Sport

19/04/2022 10:15

‘Rossoneri’ mund të bëhen skuadra më e pasur në histori të futbollit italian dhe qysh tani kanë filluar të mendojnë për merkaton nën drejtimin e ‘Investcorp’.

Mediat italiane thonë se Raheem Sterling i Manchester City dhe Isco Alarcon i Real Madrid janë dy emrat për të cilët Milan mund të bëjë lëvizje në merkato, transmeton lajmi.net.

Në listën e alternativave, përveç Isco, është edhe një tjetër lojtar i Real Madrid.

Bëhet fjalë për spanjollin Marco Asensio. Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e Milanit. /Lajmi.net/