Dortmundi mohon marrëveshjen në mes Haaland dhe Man City

Borussia Dortmund ka mohuar se sulmuesi i tyre Erling Haaland ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez Manchester City.

Sport

18/04/2022 09:21

Pas shumë raportimeve nga mediat angleze se kalimi i Haaland te Manchester City është shumë afër, një gjë të tillë e ka mohuar drejtori i licencës së lojtarëve, Sebastian Khel.

I pyetur se a është arritur marrëveshja në mes sulmuesi të tyre me ‘Citizens’ ai u përgjigj.

“Jo”, tha Sebastian për ‘SkySportGermany’, përcjell lajmi.net.

Haaland ka kontratë me Dortmundin deri në qershor të vitit 2024, por interesimi i shumë ekipeve të mëdha evropiane do të ndikojë që ai të largohet në fund të sezonit nga ‘Signal Induna Park’./Lajmi.net/