Ja çfarë moti do të kemi nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Lajme

16/04/2022 19:42

Në komunikatën dhënë për media, tregohet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 6-10 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.

Komunikata e IHMK:

Parashikimi i Moti për ditën e diele (17 prill 2022)!

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius., ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Lajmi.net/