Hardinaj përkujton vëllain që ia vranë në vitin 2005: Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhtisht

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain, Enver Haradinaj.

Lajme

15/04/2022 09:24

Enver Haradinaj ishte vrarë në vitin 2005, në afërsi të fshatit Raushiq dhe ende sot e kësaj dite, vrasja e tij mbetet mister, pasi që nuk dihet as autori dhe as shkaku i vërtetë.

Me këtë rast, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine.

“Enver mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpine, në liri”, shkroi Haradinaj.

Ai poashtu ka mallkuar të gjithë ata që vrasin shqiptarët tradhtisht.

“Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhtisht”./Lajmi.net/