Pioli për të ardhmen e Ibrahimovic: Ai është i aftë mjaftueshëm ta bëjë zgjedhjen e duhur, ne do ta mbështesim

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka folur për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic.

Sport

14/04/2022 14:42

Italiani thotë se futbollisti është mjaftueshëm i aftë që të bëjë zgjedhjen e duhur për veten, por, cilido që të jetë vendimi i suedezit, skuadra do të mbështesë.

“Ai është mjaftueshëm i mençur që taq bëjë zgjedhjen e duhur. Ne do të jemi së bashku me Zlatan, çfarëdo që ai vendos për të ardhmen e tij”, u shpreh trajneri, transmeton lajmi.net.

40-vjeçari aktualisht është i lënduar dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Sulmuesi vitin e kaluar nënshkroi kontratë njëvjeçare për “Rossonerët” me synim kryesor fitimin e Sccudettos. /Lajmi.net/