Stuttgart ia tregon Barcelonës çmimin e Sosa

Barcelona ka në shënjestër mbrojtësin e majtë të Stuttgart, Borna Sosa.

Sport

14/04/2022 11:41

Katalanët janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë që do të zëvendësonte spanjollin Jordi Alba.

Përfaqësuesit e Barcelonës kanë përcjell nga afër mbrojtësin Borna Sosa, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve të Christian Falk, Stuttgart tashmë i ka caktuar çmimin lojtarit që pëlqehet nga Barca.

Gjermanët janë të gatshëm ta shesin kartonin e Borna Sosa për 25 milionë euro.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Barcelonës për kartonin e mbrojtësit të majtë. /Lajmi.net/