Real Madrid dhe Modric duan ta vazhdojnë bashkëpunimin

Real Madrid nuk e ka ndërmend ta lërë të largohet Luka Modricin.

Sport

13/04/2022 16:50

Falë vazhdimit të paraqitjeve të mira me “Los Blancos”, kroati vazhdon të jetë në planet e klubit, ku po i përgatitet kontrata e re.

Marrëveshja aktuale Modric – Real Madrid skadon pas dy muajsh, por, në bazë të ecurisë së negociatave në mes të palëve, 36-vjeçari do të vazhdojë në “Bernabeu” për të paktën edhe një vit.

Pos kroatit, në rrugë për ta vazhduar kontratën është edhe Vinicuis Junior i cili po ashtu po shkëlqen këtë sezon më madrilienët. /Lajmi.net/