Saka: Busquets është tre hapa para gjithë të tjerëve

Bukayo Saka ka folur për lojtarin që i ka lënë më së shumti mbresa.

Sport

12/04/2022 14:17

Ylli i Arsenal dhe kombëtares së Anglisë, Bukayo Saka ka vetëm lëvdata dhe respekt maksimal për anëtarin e Barcelonës dhe Spanjës, Sergio Busquets.

Ai kujtoi një moment kur tentoi të vinte në presing mesfushorin spanjoll, por mbanë mend të ishte turpëruar nga ai.

“Sergio Busquets”, ka thënë Saka, i pyetur për lojtarin që e ‘mbyti’ me kualitet, transmeton lajmi.net. “Mënyra se si me aq elegancë bëri kthesën. Shkova ta vija në presion dhe ai më turpëroi”, ka shtuar anëtari i Arsenal.

“Mendova me vete se ky është elitë, respektoje atë. Busquets është tre hapa parë gjithë të tjerëve”, shtoi mes tjerash Bukayo Saka.

Sergio Busquets po vazhdon të jetë pivoti kryesorë sikur te Barcelona ashtu edhe në kombëtaren e Spanjës. /Lajmi.net/