Lewandowski arrin marrëveshje me Barcelonën

Robert Lewandowski raportohet të ketë mbyllur marrëveshjen me Barcelonën.

Sport

11/04/2022 16:04

Tash e disa javë, emri i Robert Lewandowski lidhet më një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

‘Interia Sport’ bën të ditur se lojtari tashmë është pajtuar për një marrëveshje që e çon atë te Barca, transmeton lajmi.net.

33 vjeçari ndihet sikur ka kompletuar aventurën e tij te Bayern dhe nuk ka ndonjë synim të papërmbushur aty. Ai synon aventurë të re.

Thuhet se Lewa është pajtuar për një kontratë tri vjeçare me katalanët.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final dhe nëse Bayern do të kenë propozimin e tyre për Lewandowskin. /Lajmi.net/