Azipilicueta do të udhëtojë në Madrid, ndërsa Lukaku jo
Cesar Azpilicueta do të jetë me Chelsea në ndeshjen e kthimit në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, ndaj Real Madridit, ndërsa Romelu Lukaku jo.
Sport
Azpilicueta ishte lënë jashtë për ndeshjen e fundit ndaj Southampton në Premier Ligë, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Spanjolli ishte në dyshime për përballjen e dytë ndaj Real Madridit, por trajneri Thomas Tuchel, konfirmoi se kapiteni do të jetë me ekipin për atë ndeshje.
Mungesë për Chelsea do të jetë Romelu Lukaku pasi ka ndjerë dhimbje.
“Romelu nuk do të udhëtojë për shkak të dhimbjeve që ka ndjerë së fundmi, por Azpi është me grupin.
Ai ka rezultuar negativ disa herë dhe do jetë pjesë e skuadrës”, tha Tuchel, përcjell lajmi.net.
Chelsea u mposht nga Real Madridi 3:1, në ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve dhe do të udhëtojë në Madrid për të rikthyer rezultatin.
Real Madrid – Chelsea zhvillohet nesër (e martë) me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/