Pioli: Askush nuk është favorit për Scudetto
Trajneri i Milan, Stefano Pioli thotë se askush nuk është favorit për të fituar Scudetton.

Sport
Mbrëmë Milani bëri një hap fals në garën për titull, pas barazimit 0:0 ndaj Torinos.
Stefano Pioli u pyet se cili nga ekipet e vendeve të para në tabelë është favorit për të fituar titullin në Seria A.
Ai tha se askush nuk është favorit për titull.
“Nuk ka favoritë në mes Milanit, Napolit dhe Interit”, ishin fjalët e tij, për ‘Football.Italia’, përcjell lajmi.net.
Trajneri italian gjithashtu tha se Seria A është një ligë shumë konkurruese dhe e vështirë.
“Është një ligë shumë konkurruese, çdo ndeshje është e vështirë dhe nuk mund të marrësh asgjë si të mirëqenë”, tha ai.
Milani aktualisht gjenden në vendin e parë në tabelë me 68 pikë, dy më shumë se ndjekësit më të afërt, Inter dhe Napoli, por ‘Nerrazzurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/