Tottenham shfrytëzon gabimet e rivalëve, mposht me lehtësi Aston Villan

Tottenham Hotspur ka mposhtur Aston Villa, në ndeshjen e xhiros së 31 në Premier Ligë.

Sport

09/04/2022 20:25

Tottenham mposhti me rezultat të thellë 4:0 Aston Villa.

Ekipi i Antonio Conte kanë shfrytëzuar mjaft mirë humbjet e Manchester United dhe Arsenal.

Tottenham kanë mposhtur me lehtësi Aston Villa, kështu duke zënë vendin e katërt në tabelën e Premier Ligës. Vend ky që të dërgon direkt në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Son në minutën e 3` të ndeshjes shënoi, për t`i dhuruar epërsinë Tottenham.

Kështu me golin e koreanit u mbyll pjesa e parë e takimit, shkruan lajmi.net.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për ekipin e Contes.

Kulusevski në minutën e 50` të ndeshjes shënoi, për të dyfishuar epërsinë ekipit të tij.

Son në minutën e 66` shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Tottenham.

Ishte minuta e 71` kur Son kompletoi hat-trickun e tij dhe vendosi për rezultatin final 4:0.

Pas kësaj fitore të madhe Tottenham arrin në kuotën e 57 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Aston Villa në pozitën e 12 me 36 pikë gjithsej./Lajmi.net/