Chelsea mposht me rezultat të thellë Southampton
Chelsea ka mposhtur me rezultat mjaft të thellë Southampton, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32 në Premier Ligë.
Sport
Pas dy disfatave të fundit, njërën ndaj Brentford në Premier Ligë dhe tjetrën nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ‘Blutë e Londrës’ i rikthehen fitores.
Ekipi i Thomas Tuchel e dominuan plotësisht lojën në çdo aspekt ashtu edhe me gola, shkruan lajmi.net.
Ishte minuta e 8` kur filloi seria hapëse e golave, me Marcos Alonso që i dhuroi epërsinë Chelsea.
Pas vetëm tetë minutash, shënoi Maison Mount, për të dyfishuar rezultatin.
Minuta e 21` e lojës, kur Timo Werner shënoi për 3:0 të ‘Londinezëve’, shkruan lajmi.net.
Pa përfunduar pjesa e parë për golin e katërt u përkujdes Kai Havertz në minutën e 3` të ndeshjes.
Kështu pjesa e parë u mbyll me fitore të thellë 4:0 të Chelsea.
Edhe pjesa e dytë ishte më e mirë për mysafirët, pas vetëm pesë minutash nga fillimi i pjesës së dytë shënoi përsëri Timo Werner për 5:0.
Ishte minuta e 54` kur mesfushori Maison Mount shënoi gol për rezultatin final 6:0.
Southampton në këtë ndeshje nuk patën asnjë goditje në kuadrin e portës.
Pas kësaj fitore Chelsea qëndron në vendin e tretë me 62 pikë, ndërsa Southampton në pozitën e 13 me 36 pikë sosh./Lajmi.net/