“Do ta nënshkruaja kontratën e Dembelesë urgjentisht” – Xavi flet me elozhe për francezin
Me Roland Araujon dhe Gavin që renovuan kontratat këtë javë, radha për ta bërë një gjë të tillë te Barcelona është te Dembele.
Sport
Sipas trajnerit “blaugrana”, francezi mund të bëhet njëri ndër anësorët më të mirë në botë dhe se do nënshkruante kontratën e lojtarit menjëherë nëse do të kishte mundësi.
“Ai mund të jetë ndër më të mirët në botë në pozitën e tij. Klubi po punon për të tashmën dhe të ardhmën. Dembele është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe shpresoj që ai do të qëndrojë këtu. Do t’ia nënshkruaja kontratën menjëherë”, u shpreh Xavi, shkruan lajmi.net.
Sipas Xavit, lojtari është shumë i motivuar dhe profesional.
“Nuk e di se si ka qenë në të kaluarën, por unë e shoh atë mjaft të përkushtuar dhe të motivuar. Nuk është befasi edhe nëse e shoh atë duke ardhur në trajnim edhe në ditët e tij të pushimit. Ai është shumë profesional”, shtoi tutje trajneri.
Nëse nuk nënshkruan, Dembele largohet nga “Camp Nou” me parametra zero gjatë verës, pasi i skadon kontrata. /Lajmi.net/