Gjenden tre emigrantë ilegal në një kamion të mallrave, Dogana e Kosovës jep detaje
Një rast i emigrimi është hetuar së fundi në kuadër të Doganës së Kosovës.
Lajme
Oficerët doganor sot gjatë kontrollit të maunave kanë hasur në tre persona të fshehur brenda një kamion që po transportonte mallra.
Në bazë të deklaratave të personave, tre refugjatët janë nga Pakistani. Tre të lartcekurit janë ndaluar bashkë me vozitësin e kamionit, të cilat më pas janë dorëzuar tek Policia e Kosovës.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontroll në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”, u tha në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Poashtu Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët që të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./Lajmi.net/