Nuk ka vend për media në Kuvendin Zgjedhor të FFK

Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës nis pas pak.

Sport

06/04/2022 10:45

Me fillim nga ora 11:00, FFK mbanë zgjedhjet për të zgjedhur kryetarin ‘e ri’.

Në garë për postin e kryetarit është vetëm Agim Ademi, i cili është kryetar aktual i FFK, shkruan lajmi.net.

Për këtë proces, mediat nuk do të lejohen të jenë prezente brenda ambienteve të Federatës, përcjell lajmi.net.

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, gazetarët nuk janë lejuar të futen as në oborrin e selisë së FFK.

‘Art Motion’ do të sigurojë transmetimin direkt të këtij kuvendi zgjedhor. /Lajmi.net/