Raphinha e sheh Barcelonën si zgjedhje të parë – katalanët pritet t’i ofrojnë kontratë deri në 2026
Raphinha pritet të jetë një nga përforcimet e Barcelonës në merkaton e verës.
Sport
Skuadra katalane pritet të transferojë një lojtar për krahun e djathtë, nëse Ousmane Dembele nuk rinovon kontratën e tij.
Braziliani i Leeds United, Raphinha është ne mesin e lojtarëve që lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Camp Nou’.
Nicolo Schira bën të ditur se braziliani e ka Barcelonën si opsion primar për t’u larguar, përcjell lajmi.net.
‘Blaugranat’ thuhet se do t’i ofrojnë lojtarit një kontratë valide deri në vitin 2026.
Barca do të tentojë mbylljen e marrëveshjes me Leeds gjatë javëve të ardhshme. /Lajmi.net/