Marko Simonovski, lojtari i javës në BKT Superligë

Marko Simonovski, nga Fc Drita është shpallur lojtari i javës në BKT Superligë.

Sport

05/04/2022 13:33

Sulmuesi shkëlqeu në fitoren e gjilanasëve ndaj Ulpianës me rezultat 3-2.

Pas kësaj fitoreje, në të cilën kontriboi jo pak Simonovski, Drita ngjitet në vendin e dytë me 49 pikë, shkruan lajmi.net.

Drita e transferoi Simonovskin në vitin 2021 nga skuadra e Feronikelit, e cila vazhdon të jetë në krizë financiare. /Lajmi.net/