I pafat: Tri javë pasi u rikuperua, Tolisso lëndohet përsëri

Mesfushori i Bayern Munich, Corentin Tolisso po kalon në një prej periudhave më të pafata në karrierën e tij.

Sport

04/04/2022 17:45

Francezi vuajti nga një lëndim për një kohë të gjatë, dhe tri javë më parë u rikuperua për t’u kthyer në fushën e blertë.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për të. Tolisso u lëndua përsëri gjatë ndeshjes së luajtur të shtunën, në kuadër të Bundesliga, transmeton lajmi.net.

Lojtari pritet të mungojë përsëri, për një periudhë prej 3-4 javë.

Anash Kingsley Coman, Tolisso është një prej lojtarëve që vuan më së shumti nga dëmtimet te Bayern.

Që kur shkoi në ‘Allianz Arena’, mesfushori është lënduar plot 15 herë. Ai u bashkua me bavarezët në verën e 2017-ës. Këto lëndime mund t’i afektojnë seriozisht të ardhmen. /Lajmi.net/