U lind dhe u rrit në Bujanoc, qytetarja fshihet nga lista e votimit vetëm pse është shqiptare

Një qytetarë me origjinë shqiptare nuk ka arritur që të votojë sot në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat po zhvillohen në Serbi.

Lajme

03/04/2022 16:34

Pavarësisht se shqiptarët atje posedojnë këtë të drejtë, Teuta Fazliu nuk arriti të ushtrojë të drejtën e saj për votë për shkak se e njëjta është fshirë nga lista e votimit.

“Nuk arrita të votoj sot, për shkak se shteti më fshiu nga lista e votimit sepse jam shqiptare”, theksoi ajo.

Poashtu Teuta Fazliu shtoi se Bujanoci është vendi i saj dhe se aty ishte lindur dhe rritur.

“Nuk munda të votoj sot, sepse shteti im më fshiu nga lista e votimit sepse jam shqiptare. Bujanoci është qyteti im, unë kam lindur dhe jam rritur aty.”, shkroi ajo.

Duhet përkujtuar që në Serbi po vazhdon votimi për zgjedhjet, por që numri i daljes së shqiptarëve në këto zgjedhje ishte mjaftë i ulët.

Madje është bërë vazhdimisht thirrje që shqiptarët të dalin në votime në mënyrë që të ruajnë të drejtat e tyre.

E si edhe Teuta Fazliu, ka edhe shumë shqiptarë të tjerë të cilët janë fshirë nga listat e votimit, por edhe nga regjistrat e shtetit të Serbisë./Lajmi.net/