Bayern Munich arrin fitore ndaj Freiburg
Bayern Munich ka arritur fitore ndaj Freiburg, në kuadër të xhiros së 28-të, në Bundesligë.

Sport
Bayern Munich ka arritur të marrë një fitore 1:4 ndaj Freiburgut.
Bavarezëve i duheshin pikët e plota, pasi pas vetës kanë Borussia Dortmund, me vetëm nëntë pikë më pak, të cilët gjithashtu kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Përkundër rasteve që krijuan ekipet në pjesën e parë, nuk arritën të konkretizonin. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatë 0:0.
Pjesa e dytë filloi më mirë për ‘Bavarezët’, ku në minutën e 58` shënoi Leon Goretzka, për t`ia dhuruar epërsinë Bayernit.
Në minutën e 63` të Petersen shënoi, për të barazuar rezultatin, në 1:1, shkruan lajmi.net.
Serge Gnabry shënoi për 2:1, në minutën e 73` të ndeshjes.
Golin për tretë për Bayernin e shënoi Kingsley Coman, në minutën e 82` të.
Ndërsa golin për epilogun final 1:4 e shënoi Sabitzer në minutat shtesv të lojës.
Pas kësaj fitore Bayern Munich vazhdojnë në vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Freiburg në vendin e pestë me gjithsej 45 pikë./Lajmi.net/