Armando Brojas i rritet vlera sipas ‘Transfermarkt’
Sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja i është rritur vlera sipas ‘Transfermarkt’.
Sport
Forma e mirë e sulmuesit shqiptar, Armando Broja në Southampton dhe kombëtare ka bërë që t`i ritet vlera në merkato.
Ai kishte vlerën prej 9 milionë euro dhe së fundmi iu dyfishua në 18 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ‘Transfermarkt’, transmeton lajmi.net.
Broja në 25 paraqitje në huazim te Southampton, ka shënuar gjashtë gola dhe ka regjistruar një asistim.
Huazimi i tij te Southampton nga Chelsean përfundon në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij ende është e paqartë./Lajmi.net/
