Afër 30 për qind e popullsisë në Maqedoni janë shqiptarë

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni të Veriut sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare.

Lajme

30/03/2022 12:46

Sipas këtyre statistikave, 29.5 për qind janë shqiptarë, prej tyre 24.3 për qind janë rezidentë.

“Popullsia e regjistruar është 2.097.319 qytetarë. Popullsia rezidente janë 1.836.713 qytetarë, ndërsa 206.606 janë jorezidentë”, ka thënë drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simonovski.

Në fjalimin e tij, Simonovski tha se me sukses është zbatuar regjistrimi i popullsisë.

“Ekipi i regjistruesve tregoi se mund dhe dijmë të kryejmë operacione profesionale. Nëse regjistrimet e mëparshme janë dashur vite, dhe më shumë njerëz, këtë herë kemi tejkaluar të gjitha parashikimet”, tha Simovski.

54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 3.98 për qind turq, 2.36 romë, 1.18 serbë, 0.87 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.

Ndërsa, si rezidentë janë 24.3 për qind shqiptarë, 58.44 janë maqedonas, 3.86 turq, 2.53% romë, 0.47% vllehë, 1.3% serbë dhe 0.87% boshnjakë./Lajmi.net/