Milan të pakënaqur me Ballo Toure – gjejnë një tjetër zëvendësues për Theo Hernandez
Milan janë vënë në kërkim të një lojtari që mund të mbulojë hapësirat e Theo Hernandez.

Sport
Theo ka qenë një startues i padiskutueshëm te Milan dhe ashtu pritet të jetë për një kohë të gjatë. Por, ndonjëherë francezi do të ketë nevojë për pushim.
‘Rossoneri’ kishin afruar Ballo Toure për këtë çështje, por lojtari dëshpëroi në sezonin e tij debutues. Kështu, skuadra po kërkon një alternativë tjetër.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Milan kanë vënë në shënjestër lojtarin skocez, Hickey, transmeton lajmi.net.
Hickey mbush 20 vite në qershor. Ai u transferua nga Hearts te Bologna gjatë vitit 2020, për 1.7 milion euro.
Skocezi ka bërë një kampanjë të shkëlqyer, duke shënuar katër gola dhe shtuar një asistim, në 27 paraqitje në Serie A. /Lajmi.net/