Asnjë ofertë për Eden Hazard

Anësori i Real Madridit, Eden Hazard po kalon në periudhën e tij më të vështirë si futbollist.                         

Sport

24/03/2022 17:50

Eden Hazard po kalon në një periudhë shumë të vështirë te Real Madridi.

Për shkak të lëndimeve të shumta që pësoi, ai nuk po e rigjen formën që dikur e kishte te Chelsea.

Ai ka kontratë me mbretëritë deri në vitin 2024, por Reali dëshirojnë largimin e belgut nga ekipi i tyre.

Hazard nuk po arrin ta gjejë vetën në formacion të Carlo Ancelottit, por kjo nuk e pengon lojtarin, që të shfaq dëshirën të qëndrojë te madrilenët deri në përfundimin e kontratës së tij.

Belgu nuk dëshiron të transferohet në ndonjë ekip gjatë afatit kalimtar të verës, por edhe nëse do të dëshironte të ndryshonte ambient, ai aktualisht nuk ka ndonjë ekip që ka shfaq interesim për të.

Sipas gazetës prestigjioze ‘Marca’, ylli i Belgjikës nuk ka asnjë ofertë në tavolinë.

Mbetet të shihet deri në fund të sezonit, se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Eden Hazard./Lajmi.net/