Hakimi dëshiron largimin nga PSG – nuk flet me shokët e skuadrës

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi dëshiron të largohet nga skuadra e PSG.

Sport

24/03/2022 15:40

Është vetëm sezoni i parë i Hakimi te PSG, por lojtari qysh në fund të këtij sezoni dëshiron të ndryshojë ambient.

Eliminimi i PSG nga Champions League ka bërë që situata brenda klubit të jetë shumë e tensionuar. Duket se edhe lojtarët kanë filluar të mos flasin mes vete.

‘RMC Sport’ bën të ditur se Hakmi po shtynë për një largim nga Parisi, pasi nuk komunikon me shokët e skuadrës – specifikisht me pjesën e latinëve, si Neymar, Messi apo Keylor Navas.

Marokeni nuk po e shijon futbollin në kryeqytetin francez dhe është duke parë për alternativat e mundshme gjatë verës. /Lajmi.net/