Kessie ka kryer testet mjekësore – pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes me Barcelonën

Franck Kessie do të jetë në mesin e përforcimeve të Barcelonës në merkaton e verës.

Sport

22/03/2022 10:09

Mesfushori i Milan nuk do të vazhdojë qëndrimin e tij në ‘San Siro’, dhe tash e sa kohë lidhej me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Franck Kessie ka finalizuar testet mjekësore me Barcelonën sa ishte në Lugano, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja verbale është arritur ditë më parë, për një pagë të garantuar prej 6.5 milionë euro.

Kontrata zyrtare do të kompletohet në javët e ardhshme.

Përveç Kessie, edhe Andreas Christensen është afër zyrtarizimit të marrëveshjes. /Lajmi.net/