Aubameyang: Shpresoj që Milan të qëndrojnë të parët deri në fund të kampionatit

Pierre Emerick Aubameyang ka dhënë disa komente lidhur me kampionatin italian, Serie A.

Sport

21/03/2022 19:32

Sulmuesi i Barcelonës, i cili mbrëmë shkëlqeu në ‘El Clasico’ me dy gola dhe një asistim, ka dhënë disa komente edhe lidhur me kampionatin italian, Serie A.

Aubameyang, si një ish-anëtar i Milan, ndonëse nuk është paraqitur kurrë me skuadrën e parë në një ndeshje garuese, shpreson që ‘Rossoneri’ të fitojnë në fund trofeun.

“Jam i sigurt se Milan do të kthehet aty ku e ka vendin”, ka thënë Aubameyang, transmeton lajmi.net.

“Unë po e ndjek nga pak kampionatin dhe shpresoj që ata të qëndrojnë të parët deri në fund të kampionatit”, shtoi anëtari i Barcelonës.

Aubameyang ishte pjesë e Milan nga viti 2007 deri në vitin 2011. Sa ishte te Milan, ai luante i huazuar te Dijon, Lille e Monaco, para se të kalonte te Saint-Etienne. /Lajmi.net/