Ryan Gravenberch mund të kalojë te Bayern Munich

Mesfushori i Ajax, Ryan Gravenberch mund të transferohet te gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Sport

21/03/2022 08:26

Drejtorit i Bayern Munich, Oliver Kahn dhe agjenti i njohur Mino Raiola kanë zhvilluar një takim gjatë javës së kaluar.

Raiola është agjent i shumë lojtarëve, përfshirë këtu edhe Ryan Gravenberch, shkruan lajmi.net.

Sipas konfirmimit të gazetarit italian Fabrizio Romano, ata kanë diskutuar për transferimin e mesfushorit të Ajax, Ryan te Bayern.

Problemi i vetëm për ‘Bavarezët’ është paga që do duhet t`i paguajnë ekipit holandez, ata kërkojnë 30 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Bayerni do të paguajnë atë shumë, për transferimin e mesfushorit holandez./Lajmi.net/