Nagelsmann në lidhje me Lewandowskin: Ne duam ta mbajmë atë në ekip
Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, tha se duan ta mbajnë në ekip Lewandowskin.

Sport
Robert Lewandowski i përfundon kontrata me Bayern Munich në fund të sezonit dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me ‘Bavarezët’.
Shumë ekipe kanë shfaqur interesim për sulmuesin polak, por e ardhmja e tij ende nuk dihet.
Lidhur me largimin e mundshëm të yllit të Bayernit, foli edhe trajneri Julian Nagelsmaan.
Ai tha se e duan sulmuesin në ekip dhe sipas tij Lewa dëshiron të vazhdojë edhe më tej te Bayern.
“Unë flas shumë me të, kemi mjaft komunikim. Ne duam ta mbajmë atë. Unë mendoj se ai dëshiron të qëndrojë me ne”, ishin fjalët e trajnerit.
Ai gjithashtu tha, se do të jetë një vendim i përbashkët nga të dyja palët.
Mbetet të shihet nëse Lewa do të qëndrojë edhe më tej te ‘Bavarezët’ apo do të largohet në fund të sezonit./Lajmi.net/