Aethel Partners në garë për të blerë Chelsea

Kompania londineze ‘Aethel Partners’ është futur në garë për të blerë e Chelsea.

Sport

17/03/2022 20:55

Sipas ‘ESPN’, kompania londineze ‘Aethel Partners’ kanë ofruar 3.1 miliardë euro për të blerë ekipin e Chelsea.

Propozimi i kompanisë londineze përfshinë investimin prej 65.5 milionë dollarë për të ndihmuar ekipin nga falimentimi, pasi ata ende vazhdojnë të punojnë nën licencën mjaft të rreptë nga Mbretëria e Bashkuar, pas sanksionimit të Roman Abramovich.

Oferta financohet vetëm nga ‘Aethel Partners’ pa ndonjë personazh të njohur apo mbështetje të ndonjë miliarderi, shkruan lajmi.net.

Sipas raporteve të fundit për blerjen e Chelsea kanë qenë më shumë se 30 oferta. Mbetet të shihet se kush do jetë pronari i ekipit nga Londra./Lajmi.net/