Tuchel barazon një rekord në Champions League
Trajneri gjerman, Thomas Tuchel ka barazuar mbrëmë një rekord në Champions League, me fitoren ndaj Lille.
Sport
‘Blutë’ kanë avancuar tutje në çerekfinale të Champions League, duke mposhtur skuadrën e Lille në të dyja ndeshjet.
Kjo i vendos një rekord trajnerit gjerman, Tuchel, i cili tashmë barazohet për numrin më të madh të fitoreve në 50 ndeshjet e para në këtë kompeticion, përcjell lajmi.net.
Tuchel ka 32 fitore në Champions League, aq sa ka edhe ish-trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes.
Gjithsesi, Heynckess kishte drejtuar vetëm 47 ndeshje në këtë format, para pensionimit të tij.
Zinedine Zidane mbetet pas Tuchel, me 31 fitore në 50 ndeshje. /Lajmi.net/