Përfundojnë pjesët e para: ‘Paqe’ mes Lilles dhe Chelseas, pa gola mes Juventusit dhe Villarrealit

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/03/2022 21:49

Chelsea dhe Lille janë duke barazuar me rezultat 1:1, derisa në sfidën mes Juventusit dhe Villarrealit nuk ka pasur gola, shkruan lajmi.net.

Në sfidën mes klubit francez dhe “Bluve”, pjesa e parë ka qenë shumë interesante, ku kishte raste të shumta për gol.

Pas një prekje të topit me dorë, VAR-i akordoi penallti, të cilën e konkretizoi në rrjetë Yilmaz (38′).

Kur mendohej se do mbyllej ndeshja me këtë rezultat në skenë doli Christian Pulisic që shënoi nga afërsia, pas një asistimi të shkëlqyer nga Jorginho (45+3).

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Juventus është duke dominuar ndaj Villarrealit, por që asnjë skuadër nuk ka gjetur golin.

“Zonja e Vjetër” rrezikoi disa herë përmes Alvaro Moratas, i cili kishte edhe një rast të artë para golit, por që nuk e konkretizoi në rrjetë.

Mbetet të shihen nëse do mbesin këto rezultate edhe pas 45 minutave të dytë./Lajmi.net/