Agjenti i Lewandowskit: Mund të konfirmojë që nuk jemi kontaktuar nga Bayern Munich

E ardhmja e qendërsulmuesit Robert Lewandowski te Bayern Munich, vazhdon të jetë në dyshime.

Sport

16/03/2022 19:07

Polakut i skadon kontrata në vitin 2023, mirëpo deri me tani “Bavarezzët” nuk kanë hapur negociatat, transmeton lajmi.net.

Agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi për “Kicker” ka konfirmuar që deri me tani nuk ka pasur kontakte me Bayernin.

“Mund të konfirmojë që nuk ka pasur ndonjë kontakt me Bayern Munichun”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, në rast që nuk i ofrohet rinovimi i kontratës, Lewandowski pritet të largohet në verën e ardhshme./Lajmi.net