Juventus pritet t’i ofrojë Danilos rinovimin e kontratës

Skuadra e Juventus do t’i ofrojë mbrojtësit brazilian një mundësi për të rinovuar kontratën.

Sport

16/03/2022 10:00

Juventus janë duke përgatitur një ofertë për Danilo, për t’i vazhduar kontratën lojtarit deri në vitin 2026.

Marrëveshja aktuale e brazilianit vlen deri në vitin 2024, por ‘Zonja e Vjetër’ dëshiron të shtojë edhe dy vite të tjera.

Krerët e klubit po i shfaqin besimin e jashtëzakonshëm 30 vjeçarit, i cili javë më parë thoshte se te Juventus ka bërë aventurën e tij më të mirë në karrierën prej futbollisti.

Danilo ka qenë pjesë kyçe e Massimiliano Allegri këtë edicion, duke u angazhuar në pozita si mbrojtës i djathtë, i majtë, i qendrës dhe në fazën defensive të mesfushës.

Lojtari i bashkohej Juventusit në verën e vitit 2019, pas aventurës së tij me Manchester City. Juve pagoi 37 milionë euro për të. /Lajmi.net/