Chelsea tërheq kërkesën që të zhvilloi ndeshjen ndaj Middlesbrough pa tifozë

Chelsea ka tërhequr kërkesën për të luajtur ndeshjen e FA Cup të kësaj fundjave kundër Middlesbrough me dyer të mbyllura.

Sport

15/03/2022 19:03

Gjigantët e Premier League u përballën me një reagim të madh pasi pretenduan se ndeshja duhet të luhet në një stadium të zbrazët për arsye të ruajtjes së integritetit sportiv, duke qenë se nuk janë në gjendje t’u shesin biletat tifozëve, transmeton lajmi.net.

Kundërshtarët e së shtunës, Middlesbrough, udhëhoqën kritikat me pronarin e klubit, Steve Gibson duke pretenduar se suksesi i Chelsea që kishte gëzuar nën pronarin e rrëzuar Roman Abramovich ishte produkt i “parave të korruptuara”.

“Pas bisedimeve konstruktive midis FA dhe Chelsea, klubi ka rënë dakord të heqë kërkesën që ndeshja çerekfinale e Emirates FA Cup kundër Middlesbrough të luhet me dyer të mbyllura”.

“FA mbetet në diskutime të vazhdueshme me Chelsean, Premier League dhe Qeverinë për të gjetur një zgjidhje që do t’u mundësonte tifozëve të Chelseat të ndjekin ndeshjet dhe tifozëve të jashtëm të marrin pjesë në Stamford Bridge, duke siguruar që sanksionet të respektohen”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, ndeshja mes Chelsea dhe Middlesbrough zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 18:15./Lajmi.net/