Locatelli për ndeshjen ndaj Villarreal: Përkushtimi është çelësi

Mesfushori i Juventus, Manuel Locatelli ka dhënë disa komente para ndeshjes ndaj Villarreal.

Sport

15/03/2022 15:25

Skuadra e Juventus luan ndaj Villarreal në kuadër të ndeshjes së kthimit në fazën e 1/16-ës së finales. Dy skuadrat vijnë nga një barazim 1:1.

Për ndeshjen e kthimit, Locatelli beson se çelësi për kualifikim do të jetë te përkushtimi i skuadrës.

“Përkushtimi do të jetë çelësi. Ne duhet të kemi më shumë këmbëngulësi dhe dëshirë për të fituar”, ka thënë Locatelli, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje”, shtoi italiani.

Ndeshja mes Juventus dhe Villarreal luhet nesër, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/