Kartoni i Berardi: Milan dhe Napoli në garë për italianin
Domenico Berardi është në mesin e lojtarëve, emri i të cilit është shumë i lakuar në prag të merkatos së verës.
Sport
Berardi pritet të ndërrojë ambient pas një aventurë mjaft të suksesshme te Sassuolo, në aspektin individual.
Anësori i Sassuolo merr vëmendje të madhe kryesisht nga dy skuadra; Napoli e Milan, përcjell lajmi.net.
‘Rossoneri’ kanë ndjekur lojtarin edhe në dy merkatot e kaluara, por nuk arritën një nënshkrim me të.
Milan dhe Napoli, me ecurinë e jashtëzakonshme këtë edicion, mund të joshin më lehtë lojtarin gjatë verës.
Mediat italiane e shohin si një garë të ngushtë mes Napoli dhe Milan për kartonin e yllit të Italisë, por ‘Rossoneri’ duken diçka më të favorizuar.
Mbetet të shihet se kush do t’i sigurojë shërbimet e Berardi gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/