Si po rekruton Rusia mercenarë për luftën në Ukrainë?

Kanalet në mediat sociale dhe grupet private të mesazheve po përdoren në Rusi për të rekrutuar brigada të reja të mercenarëve për të luftuar në Ukrainë përkrah ushtrisë ruse, ka mësuar transmetuesi britanik BBC.

Bota

14/03/2022 20:49

BBC-ja ka biseduar me një mercenar që po shërben aktualisht dhe me një ish-luftëtar që ka lidhje të ngushta me organizatat kryesore të mercenarëve në Rusi, të cilët kanë treguar detaje lidhur me fushatën e rekrutimit.

Mercenari që, aktualisht, është duke shërbyer tha se shumë veteranë dhe organizata Wagner ishin kontaktuar përmes një grupi privat në Telegram disa javë para nisjes së luftës. Ata u ftuan për një “piknik në Ukrainë”, dhe që të shijonin “Salo”, një yndyrë derri që tradicionalisht konsumohet në Ukrainë.