Arjan Konomi largohet nga “Për’puthen”, Bora sqaron çfarë ndodhi

Një ngjarje që nuk është parë përgjatë tri sezoneve, ka ndodhur në episodin e fundit të "Për'puthen".

ShowBiz

14/03/2022 19:49

E jo ndonjë konkurrentë, por kësaj radhe ka lënë studion opinionisti i programit, shkruan lajmi.net.

Opinionisti zyrtarë i programit, Arjan Konomi, ka lëshuar karrigën e tij gjatë emisionit.

Pas asaj situate, është moderatorja e programit, Bora Zemani, ajo e cila ka sqaruar për ngjarjen e ndodhur.

Sipas saj, Arjani ka pasur një përplasje me konkurrenten Mikelën e cila agravoi në ofendime personale si duket nga ana e opinionistit.

Më tej moderatorja njofton se ai do të marrë këto ditë pauzë nga emisioni e derisa e gjithë situata të qetësohet./Lajmi.net/