Nusja nga Podujeva: Vjehrri dhe kunati ushtrojnë dhunë fizike dhe psikike ndaj meje
Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur të dielën rreth orës 11:55 në Podujevë.
Lajme
Policia njofton se një grua është ankuar se vjehrri dhe kunati i saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, shkruan lajmi.net.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë, 13.03.2022-11:55.Viktima femër kosovare ka raportuar se, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri dhe kunati) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Lajmi.net/