Pioli: Do ta përmend fjalën Scudetto vetëm ditën e fundit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, tha se do ta përmend titullin e Seria A vetëm në ditën e fundit.

Sport

13/03/2022 08:50

Milani arriti të marrë fitore minimale ndaj Empoli, në ndeshjen e xhiros së 29-të në Seria A.

Pas tri pikëve shumë të rëndësishme, trajneri i ‘Rossonerëve’, tha se Scudetton do ta përmend vetëm në ditën e fundit dhe Milani ende nuk ka fituar asgjë.

“Të gjitha ndeshjet do të jenë finale nga ky moment deri në ndeshjen e fundit”, tha Pioli pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Ai gjithashtu tha se Juventusin e sheh ende në garë për titull.

“Unë ende mendoj se Juventusi janë në garë për titull, ata po kalojnë një seri të jashtëzakonshme me rezultate pozitive”, vazhdoi trajneri italian.

Pas arkëtimit të pikëve të plota në ndeshjen e fundit, Milan gjenden në vendin e parë me 63 pikë, pesë më shumë se Interi, por ata kanë dy ndeshje më pak./Lajmi.net/