Dybala i gatshëm të largohet nga Juventus

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka treguar se është i gatshëm të largohet nga klubi i Serie A këtë verë.

Sport

11/03/2022 09:01

Argjentinasit i skadon kontrata në qershor dhe si rezultat, ka qenë i lidhur me një numër të klubeve më të mira evropiane, përcjellë lajmi.net.

Skuadra nga Torino ka qenë e prirur për të lidhur të ardhmen e 28-vjeçarit për disa kohë, por deri më tani nuk kanë arritur në një marrëveshje për kushte të reja.

Tani sipas “La Gazzetta dello Sport”, Dybala është i bindur se Juventus nuk dëshiron të mbajë më, prandaj do të dëgjojë oferta nga diku tjetër.

Agjenti i Dybala thuhet se do të takohej me Juventusin për të diskutuar një marrëveshje të re të enjten, por takimi u shty deri në pushimin ndërkombëtar.

Inter, Tottenham Hotspur, Barcelona dhe Manchester City janë lidhur me një lëvizje për sulmuesin./Lajmi.net